Monday, October 14, 2024
spot_img

Çfarë ndodh realisht në Dubai? Modelja britanike rrëfen anët ‘e errëta’ të festave luksoze

Dubai është kthyer në një nga atraksionet e preferuara verore për një pjesë të mirë të njerëzve të pasur. Një botë misterioze dhe luksoze që i jep mundësinë këtyre njerëzve te fshihen nga sytë e botës e të kalojnë disa pushime “të qeta” por lukzose…

Po çfarë ndodh realisht në Dubai?

Sarah, një modele 28 vjeçare angleze, e cila emigroi nga Birminghami për në Emiratet e Bashkuara Arabe rrëfen për jetën e shfrenuar dhe misterioze ku vajzat e reja paguhen për të festuar me burra të pasur. U largua për të vendi i saj për të ndjekur ëndrrën si modele në Dubai, po ajo rrëfen se si e gjithë kjo ëndërr iu kthye në makthin e saj më të madh.

“Kur jetova në Dubai për herë të parë në vitin 2021, vështirë se mund t’i besoja fatit tim. Po bëja një xhirim për një katalog të rrobave të banjës kur një modele tjetër më pyeti nëse do të isha e interesuar të paguhesha për të festuar në një superjaht”, thotë ajo për “The Sun”.

Ajo tregon se u pagua plot 600 paund britanik nga një DJ i njohur për pak orë.

“Gjithçka që duhej të bënim ishte të bisedonim me të ftuarit, të kërcenim dhe të pozonim me bikini. Kishte vetëm dy gjëra të ndaluara: të mos pish shumë dhe të mos bësh seks me askënd. “Por nëse na pëlqente dikush, ne mund të flirtonim. Kam kaluar momentin më të mirë të jetës sime. Pas kësaj shkoja në një ose dy festa në muaj,”-kujton Sarah.

Shumica e organizatorëve të festave i kërkonin asaj të nënshkruante një kontratë ku pranonte se nuk do të zbulonte asnjë detaj nga këto festa, me pretendimin se kishte personazhe të famshëm.

“Ishin dymbëdhjetë vajza dhe gjashtë burra në bord – na u ofruan 1200 £ për pesë orë.”

Në bord ishin edhe një kripto-milioner dhe një reper i njohur. Sara vuri re se këtë here atmosfera nuk ishte njëlloj si herët e tjera. Gratë do të bënin gjithçka për burrat.

“Ata na bënë të dukemi si eskorta, gjë që na vuri në rrezik. Një burrë më kapi nga pas dhe u përpoq të më prekte. Ai ishte i dehur dhe i turbullt. Isha e tmerruar dhe e frikësuar. Ne po lundronim në oqean dhe nuk kishim shpëtim. U ndjeva e bllokuar”.

E përlotur ajo u kërkoi organizatorëve ta kthenin në breg me një skaf.

“Ne po dridheshim. E kuptuam se sa naive kishim qenë”.

Kjo do të ishte festa e fundit luksoze e Sarës në një jaht.

“Pas kësaj u zotova të qëndroja larg skenës së festës me pagesë. Festat e pakontrolluara të jahteve kanë gjithashtu anët e tyre negative, veçanërisht në Evropë”.

Çfarë ndodh realisht në Dubai? Modelja britanike rrëfen

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit