Një studim i publikuar së fundmi, ka zbuluar se konsumimi ditor i bajameve ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës, duke rritur kolesterolin e mirë (HDL) dhe përmirësuar largimin e kolesterolit të keq (LDL) nga mëlçia.
Studimi u zhvillua përgjatë gjashtë javëve me dy grupe pacientësh që kishin nivel të lartë të kolesterolit të keq. Grupi i parë konsumoi çdo ditë 43 gramë bajame (rreth një grusht), ndërsa grupi i dytë një ëmbëlsirë me banana.
Rezultatet treguan se grupi që konsumoi bajame përjetoi një rritje prej 19% të kolesterolit të mirë. Tek ata me peshë normale, u vu re edhe një përmirësim prej 6.4% në aftësinë e trupit për të transportuar kolesterolin e tepërt drejt mëlçisë, ku shpërbëhet dhe eliminohet.
Bajamet janë të pasura me fibra, proteina, magnez dhe kalium – përbërës që ndihmojnë në ruajtjen e funksioneve kardiovaskulare dhe balancimin e lëngjeve në trup. Sipas ekspertëve, 10 bajame përmbajnë rreth 100 kalori dhe janë një zgjedhje e shëndetshme për çdo ditë.