spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Çfarë mesazhe përçoi O’brien në Kosovë?

Njohja reciproke dhe moslëkundja e partneritetit SHBA-Kosovë, përkundër mospajtimeve në qëndrime të të dyja palëve, shihen si mesazhet kryesore nga vizita e Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien.

Mesazhet e Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, po konsiderohen të qarta për palën kosovare.

Mospajtimet me palën kosovare, po vlerësohet se sipas gjuhës së O’Brien, i është dhënë vula se ato nuk lëkundin partneritetin mes aleatëve.

“Gjuha e tij ishte diplomatike, tjetër gjë tha në Beograd, tjetër gjë në Prishtinë. Megjithatë, ajo që tha këtu është thjeshtë inkurajuese se për ata skeptikë dhe kritikë, se Amerika, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kanë hequr dorë as nga Kosova, dhe as nga institucionet e saj. Pra, përkundër faktit që ka pasur dhe ka mospërputhje qëndrimesh, pikëpamje të ndryshme, të institucioneve tona, parësisht ekzekutive, qeverisë dhe SHBA-së, megjithatë, ai e vlerësoi me një mesazh që mes miqsh mund të ketë mospajtime”, tha profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Si mesazh i rëndësishëm nga O’Brien, po cilësohet edhe theksimi i njohjes reciproke me Serbinë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përqëndruara që në fund të procesit të dailogut të ketë njohje reciproke, çfarë përmendi dhe theksoi Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, O’Brien. Kjo ishte një çështje shumë me rëndësi që u ritheksua me forcë. Dhe çështja tjetër që ishte me peshë në deklaratën e tij pas takimit me kryeministrin Kurti, ishte që ne kërkojmë me insistim që çështja që ka të bëjë me zotimet, të përmbahet edhe në terma, që përfshihet dërgimi i draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese”, tha njohësi i zhvillimeve poltike, Tomor Avdia.

Sipas Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, SHBA-ja, pret përmbushje të zotimit për asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa marrë parasysh se kush është në krye të Qeverisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit