Një ekip i ekspertëve të BE-së pritet të vijë në Kosovë për të bërë matje, testime dhe inspektime të urës së Ibrit në Mitrovicë.
Ekipet pritet që të nisin punën rreth mesit të muajit maj.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi se nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë.
“Nuk do të thotë se ne si nivel regjional duhet të kemi informatë, ndoshta ka drejtoria e përgjithshme e policisë apo dikush tjetër. Sidoqoftë nuk është diçka për t’u shqetësuar”.
“Situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë e stabile. Është delikatë, duke marr parasysh zhvillimet politike nga 2022-ta e këndej, mirëpo situata e sigurisë konsiderohet të jetë e qetë në veri të vendit”, deklaroi ai.