spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Çështja e Asociacionit, Gërvalla këmbëngul: Kemi ofruar një dokument, por që nuk i respekton ëndrrat e Vuçiqit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të dërgohet në Kushtetuese vetëm nëse zbatohen marrëveshjet e nënshkruara nga Serbia.

“Një draft i tillë ekziston në Bruksel, të cilin  e kemi treguar gatishmërinë që ta trajtojmë në kuadër të pakos, pra nëse fillon, nëse nënshkruhet edhe marrëveshja e shkurtit 2023, por edhe ajo e marsit e Ohrit 2023. Nëse ato nënshkruhen së bashku me draftin e asociacionit ne mund të punojmë me të, përndryshme nuk lëvizim dot”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla ka theksuar se kanë ofruar që të punojnë në një dokument, i cili do të respektojë nevojat e qytetarëve në veri, porse theksoi se për këtë nuk kanë gjetur gatishmëri.

“Kemi ofruar që të punojmë vetë në një dokument i cili do të respektonte jo ëndrrat e Vuçiqit, por nevojat e qytetarëve në veri”, ka thënë Gërvalla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit