spot_img
Saturday, March 22, 2025
spot_img

Certifikimi i rezultateve, KQZ: Procesi në fazën e ankesave, presim vendimet e institucioneve përkatëse

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, është deklaruar në lidhje me procesin zgjedhor duke thënë se ky proces tani është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare që janë shpallur nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Zgjedhjeve më 15 mars 2025.

Elezi ka thënë se KQZ-ja do të presë vendimet e institucioneve përkatëse.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka potencuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit