Wednesday, April 2, 2025
spot_img

Çarje masive e tokës në Myanmar pas tërmetit të fuqishëm – Pamje

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Myanmarin është rritur në më shumë se 1000, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura.

Një video e një plasaritjeje të madhe të tokës në Mandalay është publikuar së fundmi në rrjete sociale.

Për kujtesë, kreu i ushtrisë së Myanmarit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka kërkuar që të vijnë të gjithë ata që mund të ndihmojnë.

Bëhet e ditur se OKB-ja është tashmë në kontakt me autoritetet.

Sipas USGS, epiqendra ishte rreth 17.2 kilometra nga qyteti i Mandalay, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milionë banorë.

Rreth 12 minuta pas tërmetit të parë, një pasgoditje me magnitudë 6.4 ballë goditi zonën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit