spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Canaj për vizitën e Macron: Në Kosovë diskutohet për siguri, e në Serbi për ekonomi

Ish-diplomati, Blerim Canaj, për vizitën e Macron në Serbi dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale mes këtyre dy shteteve, vlerëson se është një tregues se sa faktor ekonomik rëndësishëm është bërë Serbia, pasi atje janë investuar miliarda.

Canaj, është shprehur se më shumë frikësues është fakti që shtetet të cilat investojnë diku, i mbrojnë investimet e tyre.

“Nëse Macron shkon në Serbi dhe i nënshkruan 11 marrëveshje bilaterale të cilat në këto 3 vite e gjysmë për neve janë vetëm ëndërr, atëhere kjo e tregon që Serbia është bërë njëfarë faktori ekonomik, shumë i rëndësishëm bile, për shkak se në Serbi janë investuar miliarda. Dhe tani kur është fjala për aeroplanët të cilët i blen nga Franca, unë nuk kam shumë frikë nga aeroplanët sa kam frikë nga investimet e shumta që i bëjnë aty, për shkak se shtetet të cilat investojnë, do t’i mbrojnë investimet, e natyrisht që Serbia automatikisht e fiton një pozicion më të mirë në etablim ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ndërsa, sipas tij, përderisa në Serbi po nënshkruhen marrëveshje bilaterale, në Kosovë ende po vijnë për të folur për çështje të sigurisë.

“Përderisa Vuqiqi me Macronin i nënshkruan 11 marrëveshje bilaterale, ne në Kosovë presim një pjesëtarë të NATO-s dhe Sarrazinin dhe flasim për çështje të sigurisë”, ka shtuar ish-diplomati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit