spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Caktohet meçi i ardhshëm i Joshuas pas nokautit brutal që pësoi nga Dubois

Meçi i ardhshëm i Anthony Joshuas tashmë është aranzhuar vetëm pak kohë pasi kishte pësuar humbje ndaj Daniel Dubois mbrëmjen e së shtunës.

Joshua u vu përballë kampionit në fuqi të IFB-së, Daniel Dubois në ‘Wembley’, duke shpresuar se do të bëhej boksieri i katërt i cili bëhet kampion bote në tri raste të ndryshme.

Sidoqoftë, ishte Dubois dora e të cilit u ngrit si fitues në fund të meçit duke nokautuar ish-kampionin në raundin e pestë për të mbrojtur titullin.

Në rast se Joshua do ta kishte fituar këtë takim, atëherë ai do të priste fituesin e duelit tjetër mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, të cilët do të ballafaqohen me njëri-tjetrin për herë të dytë gjatë muajit dhjetor.

Në vend të kësaj, duket se britaniku do të aktivizojë klauzolën e rimeçit që ishte vendosur në kontratën e tij me Dubois dhe tani do të ballafaqohet me 27-vjeçarin gjatë vitit të ardhshëm.

“Mendoj se ai (Joshua) do të aktivizojë klauzolën e rimeçit. Ai duhet të pushojë sepse është një luftë e rrezikshme, këtij djaloshi po i rritet besimi gjatë tërë kohës”, ka thënë promotori i tij Eddie Hearn.

“Ai beson se mund ta lëndojë Duboisin, ai beson se mund ta mposht atë, por merita të plota për Daniel Dubois, ai i meriton të gjitha meritat, ishte një performancë e mirë”.

“Mendoj se 2025 do të jetë një vit interesant për Anthony Joshuan në një mënyrë ose tjetrën, por ai do të rikthehet definitivisht qoftë ndaj Daniel Dubois apo Tyson Fury”, përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit