spot_img
Monday, March 10, 2025
spot_img

Cakolli: Problemi me parregullësitë në numërimin e votave janë vetëm ata që i numërojnë, e dosmdoshme të dixhitalizohet procesi

Problemi me parregullësitë në numërimin e votave nuk qëndron te mënyra e as te vendndodhja e numërimit, por te ata që i numërojnë, thotë Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim.

Ai shkroi në Facebook se si “në vitin 2023, partitë politike ishin pajtuar që numërimi i votave të zhvendosej në qendrat komunale të numërimit, për të shmangur manipulimet nga komisionerët”. Megjithatë, ai kujton se “pavarësisht kamerave, televizorëve, vëzhguesve, kostos dukshëm më të lartë dhe vonesave në përpunimin e rezultateve, këto zgjedhje po tregojnë se problemi vazhdon”.

“Nga rinumërimi i votave të kandidatëve të LDK-së në Vushtrri, vetëm në 15 nga 96 vendvotimet e kësaj komune, nuk ka pasur dallime në vota. Ndërkaq, në plot 35 vendvotime, diferencat janë mbi 10 vota. Edhe nëse nuk vërtetohet në asnjë komunë tjetër, ky rast tregon se problemi nuk qëndron as tek mënyra dhe as tek vendndodhja e numërimit, por tek ata që numërojnë dhe procesojnë rezultatet. Prandaj, është e domosdoshme që të largohemi nga numërimi dhe përpunimi manual i votave”, shkroi Cakolli.

Një zgjidhje mund të jetë dixhitalizimi i numërimit përmes skanimit të fletëvotimeve, të plotësuara me kimik unik – opsion që garanton integritetin por edhe shpejtësinë e procesit, thotë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit