spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Bytyqi: Nisma për Familjen është koalicion konservator

Asdren Bytyqi nga “Nisma për Familjen” u shpreh se ky koalicion ka frymën e koalicionit konservator, saktësisht i qendrës së djathtë.

“Ne politikisht jemi një koalicion I konservatorëve, i qendrës së djathtë. Ka pikëpamje mbi shoqërinë, individin, gjininë dhe bazën e asaj që përcaktojnë konservatorët në botë. Këta të fundit kanë frymën e formimit moral buron mbi besimin në Zot, mbi frym՞n morale që janë të përcaktuar në ato besime. Në libra qiellor, fetë qiellore. Mbi bazën e asaj fryme të formimit moralo-politik, ndërtohet ideja politike dhe vizioni për shoqëri. Politikisht çka jemi, çka dallojmë dhe kauza që na identifikon me familjen është se agjenda liberale të cilat janë të shtrira në Evropë dhe dominojnë, apo edhe disa vende kanë pësuar goditje nga ardhja e qeverive të reja, tentojnë t’i shtyejnë agjendat që ta degradojnë familjen edhe më lart”, u shpreh Bytyqi.

E analisti, Visar Ymeri iu kundërpërgjigj Bytyqit, duke i thënë se “ideologjia nuk është supermarket”.

“Kundër agjendave liberale. Kundër sistemit liberal të organizimit shoqëror. Ideologjia nuk është supermarket. Vlerat liberale nisin nga liria në treg deri tek liria e individit”, tha Ymeri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit