Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka theksuar se në tre vjetorin e luftës së paprovokuar në Ukrainë, hegjemonia e Rusisë vazhdon të mos ndalet.
Ai ka paralajmëruar se, përmes shteteve masha të Rusisë, si Serbia, rreziku për rajonin është rritur.
Ramadani theksoi se Serbia vazhdon luftën hibride, veçanërisht kundër Kosovës, duke përfshirë aktivitete të spiunazhit rus, të koordinuara nga Qendra e Spiunazhit në Nish, e cila është themeluar në prill të vitit 2012.
Postimi i plotë:
Në 3 vjetorin e fillimit të luftës së paprovokuar në Ukrainë, hegjemonia e Rusisë nuk është ndalur.
Në zgjatjen e luftës ruse kundër Ukrainës, rrjedhimisht Perëndimit, shtetet masha të Rusisë paraqesin rrezik në rajone të ndryshme.
E tillë është Serbia, masha Ruse në Ballkan, e cila vazhdon luftën hibride sidomos kundër Kosovës përmes Qendrës së Spiunazhit Rus në Nish, që është themeluar në prill 2012.