spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Bunjaku: Kurti si Thaçi, me para të qytetarëve po i blen votat, po i mashtron dy muaj para zgjedhjeve

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky krahasim nga Bunjaku vjen pasi e njëjta vlerëson se Kurti po vepron po njësoj si Thaçi kur vendi shkonte drejt zgjedhjeve, duke i mashtruar qytetarët me rritjen e koeficientit.

“Kjo Qeveri është Qeveri që qytetarët e Republikës së Kosovës i ka fut me një depresion politik, psikik, ekonomik, dhe tani ju e dini që qytetarët tanë po vuajnë edhe për shportën familjare. Inflacioni në rritje, pagat e ulëta. Tani po flitet se po e rritë koeficientin, çfarëdo koeficienti që e rritë në fund të mandatit i bjen blerje e votave”, tha ajo.

“E mbaj në mend kur në kohën që Hashim Thaçi i ka rritë pagat është thënë që është korruptu vota, me para të qytetarëve po i blen votat se ua ka rritë rrogën shërbyesëve civilë, dhe tani këtë po e bën të njëjtën Kurti. Kjo i bjen me i mashtru qytetarët dy muaj para zgjedhjeve”, shtoi Bunjaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit