Thursday, July 24, 2025
spot_img

Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës – Presidentja nënshkruan marrëveshjen me Sulltanin e Bruneit

Gjatë vizitës shtetërore të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Brunei Darussalam, është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Brunei Darusaalam.

Marrëveshja u nënshkrua nga Presidentja Osmani dhe Madhëria e Tij, Sultan Haji Hassanal Bolkiah. Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe një lehtësim konkret për qytetarët tanë, duke përmirësuar ndërlidhjen, shkëmbimet kulturore dhe ekonomike.

Presidentja Osmani e vlerësoi këtë marrëveshje si një tjetër dëshmi e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Bruneit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit