Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka bërë një shkrim në lidhje me armatosjen e Kosovës.
Së pari, mirëpritit vendimin e qeverisë Kurti për ndarjen e një buxheti prej 1 miliard euro për armatosje, gjë e cila ka shqetësuar Beogradin e Moskën.
Madje, Ngjela përmendi reagimet e Lavrov, si dhe frikën më të madhe të Serbisë.
“Politika e Rusisë me ministrin e jashtëm Lavrov është hedhur në sulm kundër armatosjes së Kosovës me një miliardë euro.
Por ky më shumë është një dëshpërim i Moskës dhe Beogradit
Bravo kryeministri Kurti, se kjo është një zgjidhje e fortë për garancinë e pavarësisë së Kosovës, sepse nga ky plan armatosjeje, Serbia është tronditur shumë.
Po ku e ka frikën Serbia?
Serbia e ka frikën te historia në ngritje permanente të shqiptarisë në Gadushullin llirik”, shkroi ndër të tjera Ngjela.
Shkrimi i plotë
Armatosja e Kosovës ka shqetësuar botën agresive sllave që nga Beogradi e deri në Moskë.
Por kot çirren sllavët në Beograd, se asgjë nuk i bëjnë dot botës shqiptare në Gadushullin Ilirik, por ata detyrohen ta ngrenë tonin pikërisht nga fakti që shqiptaria tani është shumë e fortë.
Me ardhjen e Donald Tump si president i shteteve të Bashkuara, Beogradi politik u gjallërua, por shpresat e tyre të kota u prenë kur Uashingtoni i kthehu sërish në Kosovë dhe në Shqipëri ekspertët ushtarakë amerikanë, por që ndërkohë ka konsoliduar edhe projektet për bazat amerikane në Shqipëri dhe në Kosovë.
Në Shqipëri ka filluar funksionimi i aeroportit të madh të Kuçovës, dhe riarmatosja e Shqipërisë do të vijojë me ritme të shpejta.
Aleanca e Amerikës dhe e NATO -s me botën shqiptare në Gsdushullin Ilirik është një vlerë e madhe historike edhe për NATO -n e Shtetet e Bashkuara, por edhe për Shqipërinë e Kosovën.
Qeveria Kurti është për t’u përshëndetur se ka gjetur zgjidhjen më të fortë të garancisë së shtetit të pavarur të Kosovës me armatosjen me një miliard euro të shtetit të Kosovës.
Por, pikërisht për këtë…
Politika e Rusisë me ministrin e jashtëm Lavrov është hedhur në sulm kundër armatosjes së Kosovës me një miliardë euro.
Por ky më shumë është mjë dëshpërim i Moskës dhe Beogradit
Bravo kryeministri Kurti, se kjo është një zgjidhje e fortë për garancinë e pavarësisë së Kosovës, sepse nga ky plan armatosjeje, Serbia është tronditur shumë.
Po ku e ka frikën Serbia?
Serbia e ka frikën te historia në ngritje permanente të shqiptarisë në Gadushullin llirik.
Kurse në lidhje me armatosjen e Kosovës me një milliard euro, kjo nuk ka krijuar rrezik për Kosovën, se ajo është e paprekshme me mbrojtjen e NATO-s, por ka krijuar panik në Beograd sipas pyetjes: pse po kërkohet armatosja e Kosovës në këtë nivei kur nuk duhet të harrojmë se Serbia është ende një shtet pushtues edhe i territoreve të tjera shqiptare?
Por historia ka ndryshuar, dhe frika e Serbisë është sipas pyetjes së tyre: mos ndoshta armatosja e Kosovës me armatim të rëndë po kërkohet prej saj dhe Uashingtonit politik që Kosova të marrë ndaj Serbisë edhe territoret e tjera shqiptare që po qëndrojnë ende të pushtuara nga Serbia?
Ja kjo është frika e qeverisë aktuale të Serbisë. Por është pikërisht kjo tronditje e Beogradit që e ka detyruar të reagojë edhe ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov për situatën në Kosovë dhe për armatosjen e Kosovës.
Pikërisht për këtë arsye Lavrov u shpreh sot se;
“Ne si miq të serbisë nuk duhet në asnjë mënyrë ta lejojmë një qeverisje agresive në Kosovë me në krye me Albin Kurtin të armatosë me armë të rënda Kosovën, sepse Kurti ka premtuar mbi 1 miliard euro për armatimin e Kosovës, dhe kjo do do t’i lëkundë themelet e serbisë në Ballkan.
Prandaj ne duhet të merremi me seriozitet kundër Kosovës”
Por kjo kuptohet se është një deklaratë e dëshpëruar e Serbisë, e cila mendon se po kërcënon.
Por asgjë nuk mund të bëjë, sepse Beogradi e di mjaft mirë që aleanca shqiptaro-amerikane me Kosovën dhe Shqipërinë eshte shumë e fortë.
Dhe kjo mjafton për të theksuar se armatosja e Kosovës, me shumën që përmendëm më lart, do të ndodhë, por na duhet të themi se pikërisht këtu fillon historia e forcës së re që do të marrë shumë shpejt shqiptaria në Gadushullin Ilirik.