Thursday, May 15, 2025
spot_img

“Bravo ik” Çfarë biseduan pjesëtarët e grupi pasi që dyshohet se vranë rreshterin Muhamed Lika

Tri javë pas vrasjes së rreshterit nga Kaçaniku, Muhamet Lika institucionet e drejtësisë përmes një aksioni të realizuar në orët e hershme të së hënës kanë arrestuar shtatë persona si të dyshuar për përfshirje në vrasje.

I dyshuari kryesor që besohet të ketë kryer aktin është Rejhan Bela, i cili pasi ka kryer vrasjen është lavdëruar nga bashkëpuntorët të cilët dëgjohen nga kamerat e sigurisë duke i thënë “Bravo, ik”.

Gazeta sjell dosjen e plotë në të cilën thuhet se Bela nuk ka vepruar i vetëm në këtë krim.

Policia e Kosovës mëngjesin e djeshëm ka kryer një operacion të madh policor në Kaçanik, që ndërlidhej me vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika.

Rejhan Bela i cili dyshohet se kreu vrasjen e rreshterit policor, Muhamet Lika është dërguar në paraburgim për 1 muaj pas vendimit të Gjykatës. Ndërsa të arrestuarit e tjerë pritet të dalin sot para gjykatës.

Gazeta ka siguruar dosjen e plotë në të cilën shpjegohet në detaje si ka funksionuar grupi ekstremist në Kaçanik natën kur ndodhu vrasja me 1 prill.

“Bravo ik” Incizimi që dëshmon komunikimin e të dyshuarve pas vrasjes

Pas sigurimit të provave, në dosje figuron edhe një bisedë mes të dyshuarve për vrasjen e policit, Muhamet Lika.

Sipas dosjes, i dyshuari kryesor për vrasje, Rejhan Bela pasi ka privuar nga jeta policin është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka takuar Rilind Muratin i cili dëgjohet duke i thënë “Bravo Ik”.

“Pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit”….” ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi” ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri dëgjohet një zë duke thënë “Bravo ik”, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i mituri Rejhan Bela së bashku me të pandehurit Rilind Murati dhe Vatan Çaka dhe lëvizjet e të pandehurve tjerë”, thuhet në dosje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit