Në 28 vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kandidati për deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.
Ai thotë se sot i kthehen kujtimet e takimeve të para me Zahirin, “në ditët kur po hidhnim themelet e organizimit tonë të shenjtë për liri”.
Brahimaj thekson se 28 vjet më parë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu janë shndërruar në pishtarë të pathyeshëm të lirisë sonë.
“Me guximin dhe vendosmërinë e tyre, na treguan rrugën e vetëmohimit për Atdhe. E kemi për detyrë të mbrojmë e të çojmë përpara idealet për të cilat ata flijuan jetën. Lavdi e përjetshme!”, shkruan ai.