Friday, April 25, 2025
spot_img

Brahimaj për mundësinë që Limaj t’i bashkohet VV-së: Do të ishte tradhti e pastër

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka folur për kreun e Nismës, Fatmir Limajn, duke thënë se ai vetvetiu e ka humbur besimin.

Ndërkaq, për mundësinë që Limaj t’i bashkohet Vetëvendosjes, Brahimaj tha se kjo do të ishte një tradhti e pastër.

“Ai e ka humbur vetvetiu besimin që askush mos t’i besojë as deklaratës së parë, por as të dytës. Nëse brenda një muaji, një lider i ndërron qëndrimet 100%, atëherë cilës me i besu, të parës apo të dytës. Nuk i takon cilitdo burrë brenda muajit të ndërrojë 100% drejtimin”.

“Unë ende po dua të besoj se z.Limaj nuk shkon, por nëqoftëse e bën një gjë të tillë, do të ishte e pandershme dhe do të ishte pabesi. Do të ishte tradhti, do të ishte tradhti e pastër. Ai që i luan fjalët, është tradhti”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit