spot_img
Thursday, January 2, 2025
spot_img

Brahimaj për deklaratat e Haxhiut: Ramushi ka ende plumba në trup, duhet të të vij turp për akuzat

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, është lidhur drejtpërdrejt në T7 pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila e akuzon kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj për lidhje me Serbinë.

Brahimaj i ka quajtur të turpshme deklaratat e Haxhiut. Sipas tij, ajo po dëshiron t’i rrënojë institucionet e drejtësisë.

“Të gjithë lufëtarët e Dukagjinit e njohin Ramush Haradinajn, edhe Prokuroria e njeh, ndërsa Albulena Haxhiun e njohim si rrënuese e institucioneve shtetërore. Në vend që ajo të merret me Drejtësi, ajo merret me shpifje. Ajo nuk merrret me raste konkrete të korrupsionit sikurse që është rasti i Marin Berishajt, Nagip Krasniqit apo rastin e rezervave shtetërore. Të quhet bashkëpunëtor i Serbisë dikush që tër jetën ia ka kushtuar atdheut, krejt trupin e ka me plumba është turp. Albulena Haxhiu në vend se të jep llogari për dëmët që po Qeveria po ja shkakton buxhetit, ajo merret me gjëra të pavërteta”, ka thënë Brahimaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit