spot_img
spot_img
Friday, January 31, 2025
spot_img
spot_img

Brahimaj, Gërvallës: Ramushi emëroi Brigadën “Jusuf Gërvalla’, Dauti e drejtoi, jemi kujdesur për nënën Ajshe

Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj, ka folur për ofendimin që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ia ka bërë Ramush Haradinajt gjatë një tubimi elektoral në Deçan, duke e quajtur si “Gjeneral të vetëshpallur”.

Brahimaj ka thënë se njerëzit kanë rivalitet dhe xhelozi dhe shton se është për të ardhur keq. Ai ka kujtuar se pikërisht Ramush Haradinaj ka qenë që ka emëruar një Brigadë me emrin e Jusuf Gërvallës që e ka drejtuar Daut Haradinaj.

Brahimaj gjithashtu ka thënë se kjo Bridgadë është kujdesur edhe për nënën Ajshe dhe shton se në një intervistë pas lufte, vetë nëna Ajshe ka dhënë vlerësimin e saj për Ramushin, Dautin e djemtë e tjerë të UÇK-së.

spot_img

“Njerëzit sigurisht kanë edhe xhelozi por edhe rivalitet. Ndoshta është për të ardhë keq, sepse në fillim të luftës 1998 një brigadë, nga ky gjeneral është emëruar me emrin Jusuf Gërvalla. Kjo brigadë është udhëhequr nga Daut Haradinaj. Kjo brigadë është kujdesur për nanën Ajshe, hallall i qofshin se i ka meritu. Ke pasë edhe intervistën e nënës Ajshe, për vlerësimet për Ramushin dhe Dautin dhe për krejt djemtë e UÇK-së”, tha ai.

“Ajo në vazhdimësi ka shfaq xhelozi dhe rivalitet me krejt krahun e luftës. Djemtë që janë nis në luftë e që s’janë kthy më, janë nisë me idealin e Jusuf Gërvallës”, ka thënë Brahimaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit