Sunday, October 13, 2024
spot_img

Botuesit në hall, Ministria e Arsimit ende nuk ua ka dhënë sasinë se sa libra duhet ti shtypin!

Po hyjmë në muajin gusht dhe kanë mbetur edhe më pak se 1 muaj që të nis viti i ri shkollor, por duket s Ministria e Arsimit duket se ende nuk është gati pothuajse në asgjë.

Siç mëson Gazetakosova.net Ministria e Arsimit me apo pa qëllim po zvarrit botuesit duke mos ua dhënë sasinë se sa libra duhet të shtypen, ndonëse listat komunat i kanë dorëzuar para dy jave dhe katalogu prej ditësh është gati.

Botuesit në kushte anonimiteti i thanë gazetës tonë se janë të shqetësuar për këtë fakt dhe se koha nuk u mjafton që ti shtypin librat.

“Është shumë e çuditshme që jemi në fund të korrikut dhe nuk na kanë dorëzuar listat. Duhet të shtype miliona libra dhe ata mendojnë se kjo punë mund të bëhet brend disa ditësh”.

Kujtojmë se MASHT, ndër vite botuesve sasinë e librave sa sa duhet ti shtypin ua ka dhënë në pjesën e parë të korrikut, ku ata kanë pasur hapësirë që ti shtypin dhe shpërndajnë me kohë.

Po ashtu ende nuk dihet as mënyra e shpërndarjes, a do të shkojë përmes DKA-ve apo shitjeve në librari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit