spot_img
Thursday, October 24, 2024
spot_img

Blushi jep detaje për arrestimin e Metës: I ngjashëm me grupet e Arkanit, përgatitej eleminimi fizik

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Tedi Blushi, ka dhënë detaje të reja për arrestimin ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta njëheri edhe kryetar i këtij subjekti politik.

Blushi arrestimin e Metës e konsideron rrëmbim terrorist me një skenar ogurzi. Madje thotë se Metën jo vetëm që e kanë rrëmbyer e rrahur, por kanë dashur edhe eliminim fizik të tij.

“Ilir Meta pavarësisht gjendjes së tij juridike, do të jetë një mbrojtës i çështjes kombëtare dhe padiskutim i çështjes së Kosovës. Për t’u ndalur te çështja e rrëmbimit terrorist, unë do ta krahasoja atë rrëmbim terrorist një skenar ogurzi i ngjashëm, pra atë grup terrorist të ngjashëm me grupet paramilitare të Arkanit, të cilat të armatosur deri në dhëmbë të përgatitur për skenarin ogurzi destabilizues të eliminimit fizik të z.Meta jo vetëm që e kanë rrëmbyer atë dhunshëm, por kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tij”, tha Blushi.

Ai thotë se grupi që e “rrëmbeu dhunshëm” Metën, ishin të pajisur me armatim të rëndë. Sipas tij, kjo ndodhi për shkak që ish-presidenti i Shqipërisë ka status special të mbrojtjes nga Garda e Republikës.

“Ky grup paramilitar në përbërje të secilës kemi evidentuar jo vetëm punonjës policie të përfshirë direkt me përfaqësuesit e krimit më të rrezikshëm të organizuar shqiptar, i cili ka vënë në dispozicion të këtij aksioni edhe automjetet civile, njërën prej tyre të cilave kemi arritur ta identifikojmë, ku unë e kam denoncuar dje nga Tirana, i cili që dy vite shëtit rrugët e Shqipërisë pa asnjë lloj dokumentacioni dhe sipas informacioneve paraprake është përdorur nga grupet kriminale kryesisht në Tiranë dhe Durrës. Ky grup terrorist ka qenë i pajisur edhe me kamera trupore… ky grup paramilitar ka qenë i armatosur deri në dhëmbë me armatim të rëndë dhe ka qenë i përgatitur për eliminimin fizik të z.Meta. Kjo për të vetëm arsye, sepse z.Meta si ish-presidenti i Shqipërisë ka status special të mbrojtjes nga Garda e Republikës”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la sot në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj ish-presidentit të Shqipërisë. Po ashtu gjykata la në fuqi masat e mëparshme të sigurisë ndaj deputetes Monika Kryemadhi, dhe dy persona të tjerë, si persona nën hetim si të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, iu drejtua sot me fjalë fyese e kërcënuese drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, gjatë seancës mbi masën e arrestit ndaj tij.

Meta është në arrest me burgim prej të hënës në mesditë, deputetja Kryemadhi dhe Ema Çoku janë nën detyrim paraqitje, ndërsa Piro Xhixho është në arrest shtëpie

Ish-presidenti Meta dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit