Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, është bërë qendra e vëmendjes së fundmi në mediat sociale.
Menaxheri i tij, Ardian Prenaj, ka bërë një kërkesë publike ndaj këngëtarit përmes një InstaStory që ka ngjallur shumë reagime dhe spekulime midis fansave dhe ndjekësve.
Në postimin e tij, Ardian Prenaj shkroi: “I ke dy javë kohë për t’i bërë pesë këngë të reja. Po ta them publikisht. Ti e din çka bën. Mos më thirr pa i kryer projektet”.

Përgjigja e Bleros ndaj këtij statusi ende nuk është publikuar, por pritet që këngëtari të reagojë shpejt ndaj kërkesës publike të menaxherit të tij.