spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Blerina Kllokoqi Rugova e zhgënjyer me produksionin e Big Brother Kosova: Hoqën logot e mia nga veshjet me dhunë

Stilistja e mirënjohur Blerina Kllokoqi Rugova ndau së fundmi një përvojë të papëlqyer në emisionin “Shok Podcast”, ku rrëfeu sfidat që përjetoi me bashkëpunimin në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

Duke folur me moderatorin Fisnik Juniku, ajo zbuloi se kishte bërë një marrëveshje paraprake me disa prej banorëve – Gjesti, Arion dhe Besforti – për të krijuar veshje të personalizuara për shfaqjet e tyre në spektaklet “prime”.

Megjithatë, Rugova shprehu zhgënjimin e saj të madh pasi produksioni i emisionit vendosi të largojë logot e markës së saj, “Bukur”, nga veshjet e dizenjuara, në mënyrë të papritur dhe të detyruar.

Ajo tregoi se edhe pse kishte kërkuar që logot të qëndronin si pjesë e marrëveshjes, ato u hoqën pa leje, duke lënë shenja të qarta në kostumet e Arionit dhe Besfortit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit