Wednesday, July 23, 2025
spot_img

Bisedë telefonike SHBA–Ukrainë: Në fokus marrëveshja për mineralet e rralla

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë zhvilluar dje një bisedë telefonike, e cila u përqendrua në marrëveshjen mes dy vendeve për burimet natyrore.

Një zyrtar ukrainas, në një deklaratë fillestare, tha se biseda “shkoi shumë mirë”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e diskutimit.

Sipas burimeve nga Kievi, Presidenti Zelensky ka insistuar për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor dhe pa kushte nga ana e Rusisë, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të ndalur përshkallëzimin e luftimeve.

Po ashtu, Trump ka kërkuar të informohet për situatën aktuale në fushat e betejës, ndërsa gjatë bisedës u përmend edhe ratifikimi i marrëveshjes për mineralet e rralla midis dy vendeve.

Parlamenti ukrainas ka ratifikuar dje marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për shfrytëzimin e burimeve natyrore të vendit, duke thelluar bashkëpunimin ekonomik në sektorë strategjikë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit