Drita Millaku ka aderuar në LDK.
Ajo sot është parë në vendet e uljes së LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet një seancë e thirur nga opozita për bisedën në mes Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqin, i akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.
Ajo është pritur me buzëqeshje nga deputeti tjetër që iku nga VV-ja, Eman Rrahmani, tash themelues i Listës për Familjen.
Nuk dihet nëse Rrahmani ia ka uruar Millakut aderimin në LDK, megjithatë biseda e tyre dukej gazmore.