spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

BIK-u shkon për ngushëllime te familja e Thaçit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, se bashku me bashkëpunëtoret e tij sot kanë vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, për t’iu shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së babait të ish-presidentit, bacës Haxhi Thaçi.

Në njoftimin për media të BIK-ut, Myftiu Tërrnava ka shkruar edhe në librin e ngushëllimeve.

“Myftiu Tërnava shprehu ngushëllime në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj, duke lutur Zotin që rahmetliun ta ketë marrë në mëshirën e Tij, si dhe ta ketë shpërblyer me të mirat e Xhenetit. Ai më pas shkroi disa fjalë për bacën Haxhi edhe në librin e ngushëllimeve”, ka shkruar Tërnava.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit