Teksa Big Brother Vip Kosova 3 po afron, janë zbardhur edhe emrat që do të marrin pjesë në këtë edicion.
Teksa po përflitet për disa banorë VIP që do bëhen pjesë e formatit këtë sezonë, “NeeNews” grumbullon listën e plotë të atyre që pretendohen se do jenë pjesë, dhe të atyre që sigurt do jenë.
Thuhet se autore e formatit këtë vit do të jetë autorja e “Për’puthen” Olsa Muhameti, ndërsa moderatorë për të tretin eidicion Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Megjithatë, vijon ende të përflitet si moderatore e mundshme Arbana Osmani e gjithashtu vijon të flitet pjesëmarrja e Luiz Ejllin, ndonëse asgjë nuk është konfirmuar nga vet personazhet.
