Presidenti amerikan, Joe Biden, pati një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të enjten për zhvillimet e fundit në Gaza.
Biden tha se vrasja e liderit të grupit islamik palestinez të Hamasit, Ismail Haniyeh nuk ishte e dobishme për armëpushim në luftën e Izraelit në Gaza.
Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken diskutoi me ministrin e punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan për përpjekjet diplomatike për të siguruar një armëpushim në Gaza.