spot_img
Friday, March 7, 2025
spot_img

“Beteja” e Kurtit dhe Prokurorisë Speciale, flet Tomë Gashi: Nuk është se refuzon të dëshmojë, por…

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ditë më parë se ka lëshuar urdhër që e obligon Kurtin të japë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, në një rast që ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Urdhri ka ardhur pasi kryeministri nuk u është përgjigjur dy ftesave që ia ka bërë Prokuroria në muajt e fundit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsërti të martën se është i gatshëm të dëshmojë në rastin e rezervave shtetërore dhe i ftoi sërish hetuesit e Prokurorisë Speciale që të shkojnë në zyrën e tij.

Kurti i bëri komentet në Gjilan, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti për fëmijë.

Në kohën që ishte atje, përkatësisht në 10:00 të paradites, ai ishte i ftuar të paraqitej në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me urdhër nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Megjithatë, Kurti nuk u paraqit atje, konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai thotë se Prokuroria duhet ta ketë prioritet ecurinë e hetimeve e për këtë arsyje duhej të shkonte në zyren e kryeministrit Kurti.

“Sa i përket hetimit të rastit që po e bën prokuroria, ajo duhet të vendosë prioritetet e saj: a e ka më të rëndësishme ecurinë e hetimeve apo jo. Nëse e ka të rëndësishme ecurinë e hetimeve, e cila do të duhej të ishte, atëherë prokuroria duhej të shkonte në zyrën e Kryeministrit, Albin Kurti, dhe të merrte deklaratën e tij në cilësinë e dëshmitarit. Me këtë do të perfundonte kjo çështje”, u shpreh ai.

Më tej, ai përmend 247 kallëzimet penale nga Prokurori që nuk kanë marrë ende epilogun e tyre.

Kryeministri Kurti ka sqaruar se Qeveria Kurti 2 ka dërguar në Prokurori 247 kallëzime penale dhe nuk ka marrë ende një njoftim për epilogun e këtyre kallëzimeve. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se vetëm në disa veprime të qeverive të kaluara, vlera e dëmëve ka kaluar mbi 85 milionë euro”, theksoi Gashi.

Në fund, avokati nënvizon që Prokuroria Speciale ka marrë më herët në pyetje persona në zyre të kryeministrit dhe instituicone tjera andaj nuk ka arsyje që të mos bëhet e njejta gjë edhe me Kurtin.

Gjithashtu, duhet theksuar se Prokuroria Speciale ka marrë më herët në pyetje persona të pandehur në zyra të Kryeministrit dhe në institucione të tjera të larta, ku janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë si dëshmitarë.

Kryeministri Kurti po pretendonë që prokuroria ka të drejtë dhe mund të veprojë njësoj, duke marrë në pyetje Kurtin në zyrën e tij të Kryeministrit, pasi ai nuk po refuzon të japë deklaratën. Për më tepër, Kurti vetë është i interesuar të japë deklaratë, dhe tani mbetet vetëm dëshira e prokurorit për ta bërë këtë”, përfundoi avokati Tomë Gashi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit