spot_img
Sunday, February 23, 2025
spot_img

Besnik Hasi nervozohet keq, gati sa nuk shkoi në tribuna për t’u rrahur me tifozin

Skuadra e Mechelen barazoi 1:1 ndaj STVV-s në javën e 27-të në elitën e futbollit belg.

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi i klubit Mechelen ishte tejet i nervozuar, pasi një tifoz i klubit të tij filloi të ofendonte nga tribunat.

Hasi filloi të argumentonte me tifozin i cili ishte në tribuna dhe gati sa nuk hipi lartë për t’u përballur me të edhe në aspektin fizik.

Pas ndeshjes, trajneri shqiptar tha se detyra e tij ishte t’i mbronte lojtarët e tij.

“Nuk e di saktësisht se çfarë tha ai. Nuk më kujtohet. Nuk e di nëse kishte probleme me mua apo lojtarët. Por unë duhet t’i mbroj djemtë e mi. Nuk është koha për të sulmuar. Të gjithë po bëjmë çmos për ta shpëtuar skuadrën. Duhet të jemi të bashkuar”, u shpreh Besnik Hasi pas ndeshjes.

VIDEO

Kujtojmë që skuadra e Mechelen është në pozitën e nëntë me 32 pikë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit