Thursday, May 8, 2025
spot_img

Berisha: PDK-ja s’duhet të jetë në asnjë koalicion kur nuk e ka pozitën e kryeministrit

Hisen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës nuk duhet të jetë në asnjë koalicion kur nuk e ka pozitën e kryeministrit.

Sipas tij janë dy qëndrime që duhet mbajtur dhe dy rrugë që duhet ndjekur nëse PDK-së i vie një letër për takim konsultativ nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Megjithatë, Berisha vlerëson se është fyerje të ulen në një tavolinë me një njeri që e ka quajtur gjithë spektrin opozitar “hajvanat”.

“Unë mendoj që Partia Demokratike e Kosovës nuk duhet të jetë në asnjë koalicion kur nuk e ka pozitën e kryeministrit. Janë dy qëndrime që duhet mbajtur dhe dy rrugë që duhet ndjekur në qoftë se do të ketë një letër nga Kurti . E para takimi i liderëve politik duhet të ndodhë në çdo rrethanë përkundër faktit që Albin Kurti është njeriu që ka krijuar një hendek të tillë përmes komunikimit që nuk meriton asnjëherë sepse është i papjekur politikisht. Është fyerje sot me dal me u ul me një njeri që e quan komplet spektrin opozitar “hajvanat””, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se bashkimi bashkimi me një politikan si Albin Kurti për të formuar qeverinë nuk prodhon stabilitet dhe ‘nuk është në moralin politik të një subjekti politik siç është PDK-ja’.

“Unë kur them se PDK-ja nuk duhet fare të afrohet me LVV-në për të bërë qeverinë e them për arsyen se që nga fillimi gjuha fyese, gjuha e urrejtjes, gjuha denigruese e gjuha akuzuese që ka përdorur ky subjekt ndaj PDK-së dhe lidershipit të saj unë mendoj se bashkimi me një politikan të tillë për të bërë qeveri nuk prodhon stabilitet dhe nuk është në moralin politik të një subjekti politik siç është PDK-ja. Unë s’do ta kisha parë veten në një ekip të tillë sepse është fyerje për identitetin e kësaj partie që në ADN-në e saj ka edhe UÇK edhe tërë gamën e historisë”, ka shtuar Berisha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit