spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Berisha i reagon ashpër Limajt: Zuzarë, nënshtrimin për interesa të ngushta mos na e shitni si vlerë kombëtare

Bekë Berisha i AAK-së i ka reaguar ashpër kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limaj pasi ky i fundit u shpreh i gatshëm për të bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Berisha përmes një statusi e ka quajtuar Limajn ‘zuzarë’.

”Nenshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombetare” – ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Komunikatë 001

Zuzarë të dashur të vendit tim

Nenshtrimin për interesa të ngushta

Mos na e shitni si vlerë kombetare !

I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj u pyet nëse ka vija të kuqe për ndonjë parti.

Ai deklaroi se është i gatshëm të negociojë me cilëndo parti që e fton.

“Kusht t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit