Tuesday, April 15, 2025
spot_img

Berisha i NISMA-s: Nuk kemi bërë koalicion me VV-në dhe as se kemi plan

Zyrtari i Nisma Socialdemokratike, Zafir Berisha ka thënë se nuk ka do të ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së ardhme.

Berisha tha se nuk janë të vërteta raportimet se pati një takim të mundshëm të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës me pjesëtarë të LVV-së.

“Por jo koalicion, por as kafe nuk kemi pirë, të them të drejtën në një takim të kryesisë së Nismës Socialdemokrate, me që ishin fjalët ‘ jo qëndroi ky, apo ky piu kafe’ u detyrua Fatmir Limaj të thotë para kryesisë se që nga 2017, jo që nuk ka pirë kafe, por as dorën nuk ua ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje”. – ka thënë ai.

Tutje Berisha tha se nuk do të ketë një koalicion me LVV-në, sipas tij, janë të interesuar të kenë koalicion me partitë opozitare, nëse dështon formimi i qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk kemi bërë koalicion dhe as nuk e kemi në plan të bëjmë koalicion, Nisma vazhdon të qëndrojë në atë që është publike se jemi të interesuar për një koalicion me opozitën.” – ka thënë Berisha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit