Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha ka publikuar disa fotografi nga tubimi i kësaj partie në Prizren.
Ai shkruan se beteja e 9 shkurtit nuk është për pushtet, por për shtetin e Kosovës.
“Sot së bashku me Kryetarin z.Fatmir Limaj, takuam qindëra nismëtar, veprimtar e qytetar të Prizrenit, në kuadër të pregaditjes për betejën politike të 9 shkurtit 2025. Beteja e 9 shkurtit nuk është për pushtet, por për shtetin e Kosovës i cili po rrezikohet nga infantil politik të cilët aksidentalisht para 4 vitesh erdhën në pushtet, dhe po i rrezikojn të gjitha të arriturat që nga Epoka e UÇK-së.
Kosova mbi të gjitha! Zafa”, shkroi Berisha në Facebook.