Tuesday, April 8, 2025
spot_img

Bëhuni gati, në këtë ditë do bie borë

Mendimi për motin – 3.04.2025

Më shumë vransira po parashihen mbi vend ditën e premtë. Nga orët e para të ditës priten reshje shiu kohëpaskohe. Lokalisht mund të jenë pak më intenzive.

Erërat veriore frynë lehtë dhe mesatarisht 3-6m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 11C e 13C.

Intervale më të shpesha me diell parashihen ditën e shtunë, megjithëse mbeten mundësi për zhvillime të rigave lokale të shiut gjatë ditës.

Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 16C e 18C.

Të dielen përkeqësim i përnjëhershëm i motit. Fillimisht reshje të shiut kalojnë mbi vend, që me rënie të temperaturës pranë 0C, shndërrohen edhe në dëborë.

Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Nga e hëna mot i thatë, më stabil, sa me intervale me diell e sa me vransira.

Minimalet zbresin deri në -4C, e të martën maksimalet shënojnë rritje deri në 7C. Frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 5-12m/s.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit