Kandidati për deputet nga PDK-ja, Artan Behrami ishte mysafiri i parë në emisionin Jetë o Jetë, me Jeton Zogianin.
Behrami ndër tjera ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së të cilët gjendet në Hagë.
Ai tregon se gjatë fushatës po e pyesin qytetarët për Hashim Thaçin.
Tutje Behrami thotë se ekziston një entuziazëm për kthimin e tyre në Kosovë.
Behrami ka folur edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurin, për të cilët thotë se ka gërry në anën më të errët të popullit tonë.
Sipas tij, Kurti e ka demonizu UÇK-në, Gjykatën Kushtetuese, SHBA-në, mediat…
Behrami thotë se Kurti nuk është në garë me Bedri Hamzën, por është në garë me hoxhallarë, jo me hoxhallarë të mirë e të ndershëm, por do hoxhallarë që shkruajshin hajmalia.