spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Behrami: Haxhi Thaçin e mundonte padrejtësia që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së

Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit tregoi se e ka njohur nga afër Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit, i cili vdiq të dielën.

“Më ka lënë përshtypje për urtësinë e tij dhe kthjelltësinë e sidomos për një zemër të madhe, për atdhedashuri e rezistencë. Kur nuk e kam njoftë bacin Haxhi kam thënë se ku e gjen ish-presidenti forcën për me i përballu situatat – e kam pa që e ka marrë prej tij”, ka thënë Behrami.

Ai tha se Haxhi Thaçin e mundonte padrejtësia që tha se po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Sa herë kemi bisedu është mundu që në mënyrë proporcionale mos me folë për të birin e tij por edhe për shokët e tij, me folë për Kadrin, Rexhën e Jakupin dhe kjo tregon se ka pasë zemër të madhe. E ka mundu shumë padrejtësia sistematike që po i bëhet ish-krerëve. Ka qenë njeri modest” ka thënë Behrami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit