Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar festën e 28 Nëntorit nga sheshi historik i Vlorës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sheshi historik i Vlorës është simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912, i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj.
Begaj iu ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që janë, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës dhe të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Gëzuar festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!
Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912, i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar!
Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e Pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar!