Wednesday, May 7, 2025
spot_img

Befason Gjesti me deklaratën e tij: E kam bërë vetë punën për të më goditur dikush

Një moment i papritur ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, kur banori Gjesti u bë shkak për diskutime të shumta pas një deklarate që la të habitur publikun.

Teksa po zhvillohej një bisedë në oborr me Eglin, në praninë e disa mysafirëve nga Top Channel, Gjesti u dëgjua duke thënë: “Unë vet e kam bërë punën për të më goditur dikush”.

Kjo fjali u interpretua menjëherë si një aludim për incidentin e debatueshëm që ndodhi gjatë gjysmëfinales së spektaklit, kur ish-banori Jozi e goditi Gjestin me shuplakë dhe e rrëzoi në tokë, në një moment që tronditi jo vetëm publikun, por edhe opinionin mediatik.

Ngjarja e asaj nate u konsiderua si një nga episodet më të rënda të këtij sezoni të BBVA, ndërsa reagimet në rrjete sociale ishin të menjëhershme, me shumë kërkesa për ndëshkimin e Jozit dhe dënimin e dhunës në televizion.

Deklarata e fundit e Gjestit po shihet nga disa si përpjekje për të reflektuar mbi atë ngjarje, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si relativizim të një akti dhune në një format që ndiqet nga mijëra shikues.

Për momentin, produksioni i BBVA4 nuk ka bërë asnjë koment zyrtar në lidhje me këtë deklaratë, ndërsa pritet të shihet nëse kjo çështje do të rikthehet në fokus gjatë spektaklit të radhës live.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit