spot_img
Wednesday, March 5, 2025
spot_img

Befasi në votat e diasporës, kandidati i LDK-së pritet të sigurojë mandatin e deputetit- mori 12 mijë vota

Hysen Çekaj, djali i heroit Sali Çekaj, ka arritur të sigurojë mandatin e deputetit pas numërimit të votave nga diaspora.

Çekaj, i cili ishte renditur i 29-ti në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numërimin të votave në Kosovë, ka arritur që të dalë i dyti në listën e LDK-së në numërimin e votave të diasporës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se ka përfunduar procesi i numërimit të votave të diasporës, përfshirë këtu votat në përfaqësi diplomatike dhe votat me postë.

Nga votat e diasporës, Çekaj ka arritur të marrë 12 mijë vota. Ai ka lënë pas emra të njohur të LDK-së si Kujtim Shala, Doarsa Kica Xhelili e Hykmete Bajrami.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë rreth 19 mijë vota nga diaspora, ose 30.55 % të votave totale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit