spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Bedri Hamza takon mbi 500 biznese: Jeni forca e zhvillimit të ekonomisë, do ta keni mbështetjen e plotë të qeverisë sime

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot(e mërkure) ka takuar mbi 500 biznese, të cilave u ka premtuar se do ta kenë mbështetjen e tij të plotë si kryeministër.

Hamza ka thënë se bizneset janë forca e zhvillimit të ekonomisë dhe janë punëdhënësit më të mëdhenj në vendin tonë.

Pas 9 shkurtit, Hamza ka thënë se është koha për një Kosovë ma të mirë, ku prej bizneseve të vogla familjare që mezi po mbijetojnë e deri te korporatat e mëdha që eksportojnë prodhimet “Made in Kosova”.

spot_img

“Bizneset janë forca e zhvillimit të ekonomisë. Janë punëdhënësit më të mëdhenj në vendin tonë. Jemi popull ndërmarrës, me biznese konkurruese që krijojnë vende pune, paguajnë tatime dhe e mbajnë shtetin me punën, përkushtimin dhe inovacionin e tyre.

Pas 9 shkurtit është koha për një Kosovë ma të mirë, ku prej bizneseve të vogla familjare që mezi po mbijetojnë e deri te korporatat e mëdha që eksportojnë prodhimet “Made in Kosova”, do ta gëzojnë mbështetjen time të plotë si kryeministër.

Kosova mundet ma mirë!

Vendosni #MaMirë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit