Pas dorëheqjes nga posti i deputetit dhe certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), mbajti një konferencë për media.
Gjatë kësaj konference, ai theksoi se ishte kundër vijave të kuqe dhe se nuk kishte asnjë barrierë me asnjë parti politike.
“Unë gjatë fushatës zgjedhore kam qenë kundër vijave të kuqe. Këto vijat e kuqe nuk është që i preferoj. Asnjë barrierë me asnjë parti politike, me asnjë politikan nga ana ime nuk ekziston. Jam i gatshëm të bisedoj me të gjithë,” tha Hamza.
Ai shtoi gjithashtu se PDK është në bisedime me disa subjekte politike, përfshirë LDK-në, Aleancën, NISMA-n dhe të tjera, por se ende nuk ka arritur në fazën përfundimtare të formimit të qeverisë.
“S’kemi mbërritur në atë fazën që duhet të duket qeveria, por nëse vjen radha, sigurisht që jam shumë i përgjegjshëm dhe i përkushtuar që vendit t’i siguroj institucione të forta. S’kemi mbrri në atë fazën qysh duhet me u duk qeveria, nëse vjen radha sigurisht që jam shumë i përgjegjshëm dhe i përkushtuar që vendit me I dhanë institucione”, ka thënë Hamza.