Sunday, March 30, 2025
spot_img

BE u kërkon qytetarëve të përgatiten për luftë me ‘kompletet e mbijetesës për 72 orë’ mes frikës së Luftës së Tretë Botërore

Bashkimi Evropian po shtyn që çdo familje në bllokun 27-vendesh, të ketë gati një paketë mbijetese treditore në rast lufte ose fatkeqësish natyrore.

Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave Hadja Lahbib, tha se propozimet do të paraqiten zyrtarisht sot si pjesë e një ‘strategjie gatishmërie’ më të gjerë.

Brukseli shpreson të sigurojë që çdo qytetar të jetë i pajisur për 72 orë “vetëmjaftueshmëri”, në mes të kërcënimit në rritje të shpërthimit të konfliktit kontinental.

Qytetarëve të BE-së do t’u thuhet të grumbullojnë dhjetëra artikujsh kryesorë, duke përfshirë shkrepëse, dokumente identiteti të futura në materiale të papërshkueshme nga uji, ujë në shishe, çokollata dietale dhe një elektrik dore, si pjesë e kompletit të tyre të ‘rezistencës’.

Udhëheqësit evropianë kanë thënë se pushtimi i Ukrainës, së shpejti mund të shpërthejë në një luftë ‘globale’. Disa vende skandinave tashmë e kanë rritur përgatitjen e tyre, duke shpërndarë udhëzues për mbijetesën e luftës.

BE-ja tani i është bashkuar përpjekjeve të tilla pas një raporti historik nga ish-presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, vitin e kaluar mbi forcimin e gatishmërisë civile dhe ushtarake të Evropës.

“Të dish se çfarë të bësh në rast rreziku, të bësh lojëra me skenarë të ndryshëm, kjo është gjithashtu një mënyrë për të parandaluar njerëzit nga paniku. E gjithë kjo vjen si shtesë e strategjive kombëtare”, tha Lahbib për AFP.

Kjo do të sigurojë që të mos krijohet paniku nëse godet fatkeqësia, shtoi ai, duke kujtuar se raftet ishin pastruar nga letra higjienike në ditët e para të pandemisë.

Në një letër drejtuar shefes së BE-së, Ursula von der Leyen, tre ligjvënës nga grupi qendror i Parlamentit Evropian Renew, i kërkuan komisionit të shkojë më tej duke dërguar një manual për çdo familje në bllok për përgatitjen për ‘kriza të ndryshme, nga konflikti i mundshëm deri te fatkeqësitë klimatike, pandemitë dhe kërcënimet kibernetike.

Udhëheqësit e BE-së besojnë se Vladimir Putin mund të marshojë më tej në Evropë, nëse pushtimi rus i Ukrainës është i suksesshëm.

“Rusët e kanë globalizuar luftën në Ukrainë”, tha presidenti francez Emmanuel Macron muajin e kaluar.

“Ka një konflikt në Ukrainë, në të cilin rusët, në fakt, i kanë bërë gjërat globale. A do të kufizohet lufta në këtë teatër? Le të shpresojmë kështu”, shtoi ai.

Franca po përgatitet të nxjerrë një manual mbijetese për të gjitha familjet, që këshillon se si të mbrojnë republikën në rast të një pushtimi.

Do të ketë gjithashtu udhëzime rreth krijimit të një komplete mbijetese, duke përfshirë direktiva për të grumbulluar gjashtë litra ujë, ushqim të konservuar, bateri dhe furnizime bazë mjekësore.

Zyrtarët norvegjezë po përgatiten gjithashtu përmes stërvitjeve masive të evakuimit për qytetarët në disa nga qytetet më veriore të vendit, me qytetarët tashmë të pajisur me udhërrëfyes mbijetese.

Suedezëve u janë dhënë broshurat me titull: “Nëse vjen kriza ose lufta”, ndërsa Finlanda ka paralajmëruar qytetarët e saj që të përgatiten “për incidente dhe kriza”.

Verën e kaluar, zyrtarët danezë paralajmëruan njerëzit për sasinë e ujit, ushqimit dhe ilaçeve të nevojshme për të kapërcyer tre ditët e krizës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit