Wednesday, July 9, 2025
spot_img

BE reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut: Serbia të respektojë procedurat ligjore

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me arrestimin e shtetasit kosovar Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe, duke theksuar nevojën për respektim të plotë të procedurave ligjore dhe të të drejtave themelore.

“BE-ja po ndjek nga afër arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe. Ne presim që autoritetet serbe të respektojnë dhe të sigurojnë zbatimin e rregullt të procedurës ligjore,” thuhet në deklaratën e tyre.

Ky reagim vjen pas shqetësimeve të ngritura nga autoritetet kosovare dhe organizatat e të drejtave të njeriut për mënyrën e ndalimit të Spahiut dhe mungesën e informacionit për trajtimin e tij në paraburgim.

Bashkimi Evropian ka rikujtuar Serbinë për detyrimin që ka ndaj respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe sigurimin e një procesi të drejtë ligjor, në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane që ajo është zotuar të ndjekë në kuadër të integrimit evropian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit