spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

BE konfirmon tërheqjen e SHBA-së nga grupi që monitoron krimet ruse në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka konfirmuar tërheqjen e SHBA-ve nga grupi që monitoron krimet ruse të luftës në Ukrainë.

Eurojust është informuar nga autoritetet amerikane se nuk do të vazhdojnë më përfshirjen e tyre në Qendrën Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit kundër Ukrainës (ICPA).

ICPA e organizuar nga Eurojust vazhdon punën e saj në mbështetje të hetimeve kombëtare për krimin e agresionit në lidhje me luftën në Ukrainë.

Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit kundër Ukrainës me bazë në Hagë është një qendër gjyqësore që mbështet hetimet kombëtare për krimin e agresionit të kryer nga udhëheqja ruse, përfshirë presidentin Vladimir Putin, dhe aleatët e Moskës kundër Ukrainës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit