Sunday, April 6, 2025
spot_img

BE-ja dënon fuqishëm sulmin e Postës në Zveçan: Të shmanget çdo veprim i njëanshëm

Bashkimi Evropian ka reaguar pas sulmit të fundit ndaj Postës së Kosovës në komunën e Zveçanit, duke theksuar se është duke monitoruar nga afër hetimet për këtë ngjarje.

BE-ja ka dënuar fuqishëm aktin e dhunës dhe ka theksuar rëndësinë e adresimit të çështjes së shërbimeve postare brenda dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne e dënojmë fuqishëm përdorimin e dhunës dhe ritheksojmë rëndësinë e trajtimit të shërbimeve postare brenda Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në përputhje me marrëveshjet për Telekomunikacionet të vitit 2013 dhe Planin e Veprimit të vitit 2015”, thuhet në reagimin e BE-së.

Po ashtu, BE-ja ka rikujtuar se pret përpjekje të vazhdueshme për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, duke theksuar se çdo veprim njëanshëm, provokues dhe retorikë përçarëse duhet të shmanget për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit