Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Luksemburg për të diskutuar mbi situatën në Ukrainë dhe për të koordinuar veprimet e ardhshme të bllokut kundër agresionit rus.
Në këtë takim ishte planifikuar të marrë pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ndërsa mbledhja është kryesuar nga shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
Në deklarimet e saj, Kallas ka konfirmuar përgatitjet për një valë të re masash ndëshkuese. “Të gjithë ata që duan që vrasjet të ndalet duhet të bëjnë presionin maksimal”, është shprehur ajo, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit evropian përballë agresionit të vazhdueshëm të Moskës.
Shefja e diplomacisë evropiane bëri të ditur se “BE po punon për një paketë të 17-të sanksionesh kundër Rusisë,” duke theksuar vendosmërinë për të rritur trysninë mbi Kremlinin.