Baton Haxhiu, gazetar gjendet në New York dhe është lidhur direkt në emisionin “Pressing” .
Ai ka thënë se Richad Grenell mund të jetë opsion që të emërohet drejtor i Agjencisë Kombëtare, një pozicion brenda Shtëpisë së Bardhë.
Kështu, ai tha se nuk e shh Sekretat të Shtetit për shkak të dosjes që e ka të hapur shkak i infleuncës së tij politike në Ballkan.
“Grenell për faktin se e ka dosjen e hapur të influencës politike në Ballkan për shkak të pozicionit që ka pasur, Kongresi ia kishte hapur çështjen për ta proceduar, meqenëse edhe në kongres demokratët janë shumë poshtë, nuk e di si do të përfundojë dosja e filluar, unë mendoj që procedurat do të respektohen. Një ide që ai të jetë Sekratar i Shtetit bie. Andaj një opsion është që ai të jetë drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, një pozicion që është brenda Shtëpisë të Bardhë”, tha Haxhiu.