spot_img
Wednesday, February 26, 2025
spot_img

Batatina pasi eliminoi Malishevën: Ish-asistentëve iu jap informacionet vetëm me kalu pragun, sekretin jo

Llapi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Llapjanët e regjistruan një fitore të madhe në Malishevë duke triumfuar me rezultat 1:0.

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka pasur ngecje në kampionat, por në Kupën e Kosovës po i ecën mjaft mirë.

Lidhur me kualifikimin sot, Batatina tha se ish-asistentëve iu jap informacionet vetëm me kalu pragun, sekretin jo.

“Ish asistentëve iu jap informacione vetëm me kalu pragun dhe jo taktikat vendimtare sepse sekretin e madh e mbaj për vete. Jam i lumtur që futbollit të Kosovës po i dhuroj futbollistë por tash edhe ndihmëstrajnera që po vijnë po përgatiten tek unë për t’a siguruar një punë dhe kjo me bën të lumtur por mos harroni sekretin e Pandorës nuk mundem t’ia jap askujt. Shumë krenar që me Llapin hera e pestë që arrij në gjysmëfinale”, tha Batatina.

Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Prandaj edhe ky trofe është mjaft i çmuar dhe i lakmueshëm për klubet kosovare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit